Nga i padëshiruar në shpëtimtar, fjala është për Maksimiliano Alegrin i cili verën e shkuar rrezikoi të shkarkohej nga Juventusi.
Por sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e “Zonjës” dëshirojnë të takohen me trajnerin përpara pranverës për të diskutuar në lidhje me të ardhmen, jo vetëm për të projektin e tyre të ri, për t’u rikthyer fuqishëm në Champions, por dhe për kontratën e tij, aktualja përfundon në 2025.
Bardhezinjtë nuk dëshirojnë që të nisin sezonin e ri me një trajner që i përfundon kontrata pas një viti, për këtë arsye janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin me të.
Sigurisht, në këtë pikë duhet marrë parasysh edhe vullneti i trajnerit, mbi të gjitha tundimi për të drejtuar në Arabinë Saudite, me sheikët që janë të gatshëm ta “veshin me ar”.
PANORAMASPORT.AL