Neymar vazhdon të jetë kryefjalë për skandalet jashtë futbollit. Futbollisti brazilian ka një tjetër vajzë, 10 vjeçe, rezultat i një flirti me një hungareze të quajtur Gabriella Gapar, të cilën e ka takuar në vitin 2013.
Avokati i gruas në fjalë ka folur për padinë e ngritur nga klientja e tij. Kërkesa është që Neymar t’i nënshtrohet një testi të ADN-së për të vërtetuar atësinë.
Dhe më pas, sigurisht kërkesa financiare për shpenzimet e bëra në këto vite, por edhe garantuar një të ardhme për vajzën.
Avokati i gruas hungareze pretendon se të dy janë takuar gjatë një grumbullimi të kombëtares braziliane në Bolivi, ku kanë pasur marrëdhënie seksuale. Pasi mbeti shtatzënë, gruaja dyshohet se kontaktoi disa herë lojtarin brazilian dhe prindërit e tij, Nadine Santos dhe Neymar da Silva Santos, por pa marrë kurrë përgjigje.
Në një nga letrat e shumta, më në fund dërgoi edhe një foto të vogëlushes.
Nëse gjyqtari pranon provat e paraqitura nga ankuesja, Neymar do t’i nënshtrohet një testi të ADN-së për të verifikuar faktet.
Gabriella pretendon se nuk ka mundësi ekonomike për të garantuar mirëqenien e vajzës së saj dhe për këtë arsye kërkon që babai i supozuar të kujdeset për shpenzimet e bëra në këto 10 vite, por dhe shkollën në vazhdim.
Për momentin, lojtari i Al Hilal nuk ka komentuar mbi këtë çështje. Së fundi, influencuesja Amanda Kimberlly, e cila dyshohet se ka pasur një flirt me Neymarin teksa ishte me Bruna Biancardi, ka thënë po ashtu se është shtatzënë dhe pret një fëmijë me sulmuesin e “Selecao”. Plani i Neymar është që të presë të lindë fëmija dhe pastaj të bëjë testin e ADN-së. Me sa duket nuk do të jetë i vetmi test që do t’i nënshtrohet.