Skitarët Arbi Pupovci, Kiana Kryeziu, Lirika Deva, Drin Kokaj dhe Klos Vokshi do të mbështeten financiarisht për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.
Pesë skitarët do të mbështeten me nga 600 dollarë (553 euro).
Bursat për pesë skitarët do të ndahen në baza mujore përmes fondit të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
“Presidenti Ismet Krasniqi përgëzon sportistët dhe trajnerët për nënshkrimin e kontratave dhe iu uroi fat dhe mbarësi në rrugëtimin e gjatë për të fituar normën olimpike”, shkruan në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Federata Skitare e Kosovës (FSK) ka shpresa për medalje në ngjarje të ndryshme nga pesë skitarët.