• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Di Maria kritikon Garnacho-n: Bëj atë që bën Messi

01/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Manchester United, Angel Di Maria, ka kritikuar Alejandro Garnacho për adhurimin e Cristiano Ronaldos në vend të Lionel Messit.

Di Maria është një nga lojtarët e paktë me fat që ka pasur kënaqësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Nuk duket të jetë mister se në cilën anë ndodhet lojtari i Benficas, pasi argjentinasi së fundmi e la jashtë Ronaldon kur përzgjodhi ekipin ideal me ish-shokët e skuadrës.

Pavarësisht se përfaqëson kombëtaren argjentinase, duket se Garnacho ka mendim të kundërt me adhurimin e yllit të United ndaj Ronaldon, që është dokumentuar mirë.

I riu festoi golin e parë të United në Europa League përkrah Ronaldos duke kopjuar festimin e 38-vjeçarit.

Garnacho shënoi gjithashtu një nga golat më të bukur të Premier League të të gjitha kohërave ‘alla CR7’, teksa bëri festimin legjendar ‘Siu’ në Goodison Park pas golit spektakolar.

Këto festime janë pikërisht ato të cilat Di Maria ka kritikuar, pasi ai i bëri thirrje Garnacho-s të heqë dorë nga imitimi i Ronaldos dhe të jetë më shumë si shoku i skuadrës në kombëtare Lionel Messi.

“E vetmja gjë që nuk do të bëja është të festoja si Cristiano. Unë do të shënoja golin dhe do të bëja ashtu siç bën Messi”, tha ai për gazetën argjentinase Ole.

Pavarësisht nga këto kritika, Di Maria i ka thurur elozhe ndaj 19-vjeçarit.

“Ai është një lojtar shumë i shpejtë, ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Ai do ta fitojë atë me përvojë dhe me ardhjen në Kombëtare, është një vend ku mëson shumë dhe vazhdon të përmirësohesh. Më ndihmoi shumë të rritem teknikisht”, ka shtuar Di Maria.

“Ai ka një të ardhme shumë të madhe. Varet nga ai, nga koka e tij, të jetë në gjendje ta përballojë atë. Nuk kam shumë për të thënë, ka një arsye që ai po luan për Manchester United”, përfundoi fituesi i Kupës së Botës.

Next Post

Broja shpëton nga “ferri” i Chelsea, “Legjionari” pranë zyrtarizimit te Fulham

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.