• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vuri në dyshim të ardhmen pas largimit të Klop, Van Dajk: 100% fokus këtu, deklaratat e mia jashtë kontekstit

01/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Virxhil van Dajk ka ndërhyrë për të sqaruar lajmet se ai mund të ndjekë trajnerin Jyrgen Klop në fund të sezonit dhe largohet nga “Anfield Road”. Në një deklaratë, kapiteni i Liverpulit, tha se nuk e dinte se çfarë kishte rezervuar e ardhmja e tij pas lajmit të papritur se trajneri gjerman do të largohej pas 9 vitesh nga “Anfield”.

klop van dajk

Pas njoftimit tronditës të 56-vjeçarit të premten se po largohej nga Liverpuli dy vite përpara se t’i skadonte kontrata, Van Dajk, u pyet nëse e shihte veten si pjesë të epokës së ardhshme në klub sezonin e ardhshëm. Holandezi tha: “Kjo është një pyetje e rëndësishme. Nuk e di”. Sidoqoftë, Van Dajk i ka sqaruar komentet e tij, duke thënë në një intervistë për “Sky Deutschland”:

“Është nxjerrë shumë jashtë kontekstit. Për të qenë 100 për qind i qartë, unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. Unë e dua klubin, i dua tifozët. Është nxjerrë plotësisht jashtë kontekstit. Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me ne, asgjë nuk ka ndryshuar. Pesë ditë më parë as që po flisnim për kontratën time, kështu që është pak idiotësi.

Fokusi im i plotë është që të sigurohem që ky të jetë një vit shumë i veçantë. Ka qenë padyshim një lajmërim i madh dy ditët e fundit, ka qenë një tronditje e madhe për secilin prej nesh të lidhur me klubin. Unë kam përjetuar ekzaktësisht atë që kanë përjetuar tifozët në atë moment. Por këtu është biznes. Ne duam të arrijmë gjërat që kemi ëndërruar në fillim të sezonit. Jemi në një pozicion të mirë, ndaj le të japim gjithçka”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jo vetëm Kumbulla, Sasuolo huazon edhe një prej yjeve të së ardhmes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.