Pas 22 ditësh kampionat, Milani është në vendin e tretë të Serisë A, me 46 pikë. Duke folur për “Radio Sportiva”, Ariedo Braida ka folur për momentin e skuadrës së Piolit. Ish-drejtuesi i kuqezinjve në vitet e lavdishme berluskoninane nuk i kurseu kritikat, duke thënë se:
“Aktualisht ka lojtarë që nuk janë në nivelet e klubit, por jo vetëm aq. Në Milan tani ka ulje-ngritje, nuk është një ekip i madh dhe këtë e them sinqerisht. Është një klub në mes të tabelës, i cili nuk kaloi dot as grupin e Champions-it.
Për momentin nuk është në një nivel të lartë. Është thjesht një ekip i mirë në të cilin diçka mungon dhe ka çështje kritike prapa, në mes dhe përpara, në të gjitha repartet, praktikisht”. Aktualisht Braida është i papunë dhe përflitet për një rol drejtuesi te Roma, teksa përpara zgjedhjes së Antonio D’Otavios, ishte kandidat për një pozicion edhe brenda Milanit.
PANORAMASPORT.AL