Trajneri nga Mali i Zi, Petar Mijoviq do të jetë në krye të skuadrës së Golden Eagle Yllit për pjesën e mbetur të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në basketboll.
Mijoviq është prezantuar te Ylli të premten, ndërsa në këtë post ka zëvendësuar grekun Kostas Flevarakis, i cili u largua javë më parë.
Mijoviq e njeh mirë kampionatin e Kosovës, pasi më herët ka punuar te Bashkimi dhe Sigal Prishtina, ndërkohë së fundmi ishte trajner i ekipit të njohur nga Mali i Zi, Buduqnosti i Podgoricës. Ai gjithashtu ka punuar edhe në Poloni dhe Mal të Zi.
Aktualisht, Ylli zë vendin e katërt në kampionatin e Kosovës, ku ka tubuar 30 pikë pas 19 xhirove të zhvilluara.