Sunday, 26. April 2026
Sport

Situata te Mançester Junajtid, ish-kapiteni lëshon “bombën”: Në dhomën e zhveshjes mund të ketë një spiun

GS 02/02/2024 1 Min. Lesezeit

Geri Nevil ka lëshuar “bombën” se në dhomën e zhveshjes së Mançester Junajtidit mund të ketë një spiun dhe lojtarët janë të zemëruar me sjelljen e Markus Rashfordit.

garyneville0105

Sulmuesi 26-vjeçar u gjobit pas një udhëtimi në Belfast, pas së cilit ai humbi stërvitjen mëngjesin e së premtes së shkuar dhe u la jashtë ndeshjes së Kupës FA kundër Njuportit.

Trajneri i Junajtidit, Erik ten Hag, konfirmoi se çështja është zgjidhur, me sulmuesin që u gjobit edhe me 650 mijë paund.

Por ish-kapiteni Nevil beson se historia është bërë më e madhe prej lojtarëve që flasin me mediat: “Këtë mëngjes, duke parë titujt e gazetave më duket se ka disa njerëz që japin informacion kundër tij. Sepse ka gjëra atje që shokët e skuadrës nuk i kapërdijnë. Ai është i veçuar në dhomën e zhveshjes. Ka gjëra që kanë dalë nga dhoma e zhveshjes”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: