• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi i talentuar nga Kosova bën debutim ëndrrash

03/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Emir Kuhinja do ta mbajë gjatë në mend 2 shkurtin e vitit 2024, pasi ka bërë debutimin në futbollin profesionist.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova vetëm një javë më herët ka bërë hapin e madh në karrierë, derisa iu bashkua Magdeburgut në Bundesliga 2 nga Regionaliga ku luante për SGV Freiburg.

E qysh në ndeshjen e tij të parë në futbollin profesionist, Kuhinja ka realizuar golin e tij të parë në sfidën ndaj Holstein Kiel.

21-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 90+4 në vend të Hugenot dhe vetëm një minutë më vonë u shëndrrua në hero të Magdeburgit.

Kuhinja u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje nga afërsia realizoi për të barazuar shifrat në 1-1 duke sjell një gëzim të madh në stadium.

Te Magdeburgu në këtë ndeshje luajtën si titullar edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, mbrojtësi i Kosovës U21, Andi Hoti dhe sulmuesi nga Shqipëria, Jason Ceka.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit qendror në futbollin profesionist dhe një nisje e mbarë për një karrierë që duket se është e destinuar të jetë e madhe.

Next Post

Ademi uron futbollistët për fillimin e garave të futbollit në vitin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.