Sunday, 26. April 2026
Sport

Kupa e Kosovës, sot zhvillohen katër duele të 1/8-së finales

GS 03/02/2024 1 Min. Lesezeit

Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera luhen të dielën, e të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Ndeshjet që luhen të shtunën:

Gjilani – Prishtina

Feronikeli ‘74 – Malisheva

Vjosa – 2 Korriku

Suhareka – Prishtina e Re

Teilen: