Milani luan në transfertë me Frosinonen, ku tre pikët duken detyrim për të besuarit e Piolit. “Panorama Sport” sjell statistikat më interesante nga ky takim.
– Milani ka mbetur i pamposhtur në pesë ndeshjet e para kundër Frozinones në Serinë A (F3, B2). Vetëm kundër Pizës (12), Krotones dhe Lekos (nga 6 me secilën) kuqezinjtë kanë luajtur më shumë ndeshje pa humbur ndonjëherë në nivelin më të lart të futbollit italian.
– Milani ka shënuar dy herë më shumë gola se Frozinone në pesë ndeshje kundër këtij ekip, teksa golavarazhi është në favor të kuqezinjve me shifrat 12 me 6.
– “Djalli” nuk është mundur në 32 nga 34 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër skuadrave të sapo ngjitura në Serinë A (23 fitore, barazimi 10). Humbja e vetme e kuqezinjve në periudhën kundër ekipeve nga Seria B ishte kundër Specias më 13 shkurt 2021 (0-2).
– Pas një serie prej 1 barazimi dhe 5 fitoresh, Milani fitoi barazoi e fundit të Serisë A kundër Fiorentinës 2-2.
– Pas pesë humbjeve radhazi, Frozinone nuk ka humbur në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (1F, 1B). Ekipi i Di Françeskos nuk ka regjistruar një seri më të gjatë ndeshje pa humbje në Serie A që nga periudha midis gushtit dhe shtatorit të vitit të kaluar (pesë në atë rast).
– Frozinone ka grumbulluar 20 pikë në 11 ndeshje në shtëpi këtë kampionat, duke përmirësuar shifrat në 11 ndeshjet e para të të dy sezoneve të mëparshme në Serinë A ku pikët ishin 19 (14 në 2015/16 dhe pesë në 2018/19).
– Frozinone ka shënuar 29 gola në 22 ndeshje në këtë kampionat, saktësisht aq sa numëronte në fund të sezonit të tyre të fundit në Serie A (29 gola në 38 javë në 2018/ 19). Në fakt, vetëm në 2015/ 16 ( 35) ekipi ka shënuar më shumë gola në një kampionat të vetëm të Serisë A.
– E sotmja është një sfidë mes ekipit që ka shënuar më shumë gola në pjesën e parë në këtë Serie A (Milan, 24) dhe atij që ka pësuar më shumë gola në të njëjtin fraksion loje (Frosinone, 20).
– Milani dhe Frozinone janë dy nga katër skuadrat që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet nga këndi në Serinë A 2023/24: të dyja gjashtë, po aq sa Juventusi dhe Atalanta.