Sunday, 26. April 2026
Sport

Prishtina eliminon Gjilanin

GS 03/02/2024 1 Min. Lesezeit

Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4;1 ndaj Gjilanit vendas.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0) po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Prishtina plotë 102 minuta u paraqit me një lojtar më pak, pasi Gashi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 22-të.

Për Prishtinën shënuan nga penalltitë: Blesa, Hamiti, Pefqeli e Sinani dhe për Gjilanin shënuan Cale, dështoi Kelmendi, Shabani.

Teilen: