Sunday, 26. April 2026
Sport

Armando Sadiku tund rrjetën në derbin e Kalkutës

GS 03/02/2024 1 Min. Lesezeit

Armando Sadiku vazhdon të shënojë në kampionatin indian të futbollit, duke qenë një nga golashënuesit më rezultativ në javët e para të këtij sezoni.

Sulmuesi shqiptar, sot ka shënuar golin e katërt të tij në vetëm 11 ndeshje të luajtura.

Në derbin e ndezur të Kalkutës mes Mohun Bagan dhe Ist Bengal, Sadiku ishte ai i cili vendosi baraspeshën në shifra, pasi miqtë kishin shënuar të parët që në minutën e tretë të ndeshjes.

Në minutën e 17, Sadiku mori një pasim nga krahu i djathtë dhe nuk gaboi me një kthesë të shpejtë, duke shënuar golin e barazimit, që ishte i katërti për të në këtë sezon.

Teilen: