Sunday, 26. April 2026
Sport

VIDEO/ Skuka shënon në “frymën e fundit”, Partizani i shpëton humbjes ndaj Egnatias

GS 03/02/2024 1 Min. Lesezeit

Partizani dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 ditën e sotme në “Arenën e Demave”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me një super gol. Spahiu lëshoi një goditje potente nga distanca dhe mposhti Qirkon në minutën e 59’.

Pas shumë përpjekjesh për të të barazuar, Partizani ia del në fundin e lojës. Në minutën e 90’, ishte Skuka i cili shpëton Partizanin nga humbja.

Me këtë rezultat, Egnatia ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 37 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Egnatias

Shikoni golin e Partizanit

Teilen: