• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, January 17, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akil Gjakova stoliset me medalje të bronztë nga Grand Slami në Paris

03/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Akil Gjakova e vazhdon me sukses udhëtimin e xhudistëve kosovarë në turneun prestigjioz të xhudos, në Grand Slamin e Parisit.

Të shtunën, xhudisti kosovar e fitoi medaljen e bronztë, vetëm një ditë pasi e fitoi të artën Distria Krasniqi.

Akili garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa i fitoi 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.

Gjakova ishte i suksesshëm  dhe pa konkurrencë deri në çerekfinale, kur u përballë me Shakhram Akhadovi i Uzbekistanit.

Pas dhjetë minutash luftë të fortë Gjakova u ndëshkua me dënimin e tretë, duke e vazhduar garën përmes repesazhit.

Në dy luftërat e radhës xhudisti pejan ishte i suksesshëm për t’i siguruar Kosovës medaljen e dytë nga Parisi.

Të shtunën garuan edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena të cilët nuk patën fat dhe u elimininuan herët, ndërsa të dielën do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj.

Next Post

Drita po e synon titullin, përforcohet me dy lojtar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.