Sunday, 26. April 2026
Sport

Leverkuseni u kthehet fitoreve përballë skuadrës së Gjasulës, Bajerni e ndjek hap pas hapi

GS 03/02/2024 1 Min. Lesezeit

Bajer Leverkusen u është kthyer sot fitoreve në Bundesligë teksa ka mundur me shifrat 2-0 ekipin e Darmshtad, në një ndeshje ku Klaus Gjasula qëndroi gjatë 90 minutave në pankinë pa dhënë kontributin për skuadrën e tij.

94d2ef9c-642d-4113-a694-583a05413051

Skuadra e Çabi Alonso triumfoi në këtë sfidë falë golave të Natan Tella në secilën pjesë loje, për të qenë i qetë në vendin e parë në renditjen e Bundesligës ku nuk njeh ende humbje.

Ndërkohë, Bajern Mynih ka vuajtur për të siguruar tre pikët në fushën e vet përballë Borusia Mynshengladbah. Kjo e fundit kaloi e para në avantazh me anë të Elvedit dhe bavarezëve iu deshën golat e Pavloviç, Kejn dhe De Ligt për të përmbysur rezultatin dhe siguruar fitoren 3-1.

REZULTATET

Bajern Mynih-Borusia Mynshengladbah 3-1

SHIH VIDEON

Bohum-Augsburg 1-1

Darmshtad-Bajer Leverkusen 0-2

Frajburg-Shtutgart 1-3

Mainc-Verder Bremen 0-1

sdasdasdasdadsasdasdasda

PANORAMASPORT.AL

Teilen: