• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 16, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“E ardhmja ime nuk duhet t’i interesojë askujt”, Pioli flet edhe për Inter-Juve: Ja si do të doja të përfundonte

03/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Diskutimet për të ardhmen e Stefano Piolit kanë qenë temë kryesore gjatë ditëve të fundit, me mediat italiane të cilat janë të sigurta se në verë ai do të zëvendësohet nga Antonio Konte në pankinën e Milanit. Vetë trajneri, pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Frozinones, e ka komentuar këtë si diçka që nuk u përkiste të tjerëve, teksa ka shprehur dëshirën e tij për ndeshjen Inter-Juve.

Pioli-27012024-MilanLive

“Joviç? Luka është një lojtar vendimtar, i cili nuk po merr shumë minutazh për të luajtur, por që po e përdor atë për të ndihmuar ekipin. Joviç është një lojtar cilësor, e kam menduar gjithmonë dhe e inkurajoj çdo ditë. Nuk ishte vetëm meritë e tij, ne luajtëm një ndeshje ku e nisëm kështu-kështu, por patëm një reagim të mirë karakteri që na dha mundësinë të fitonim një ndeshje të komplikuar siç e prisnim.

Edhe aq të qetë nuk ishim, por ne kemi besuar gjithmonë. Skuadra ende duhet të bëjë shumë gjëra më mirë. Edhe në ndeshjen e kaluar ne besonim, por nuk ia dolëm. Që nga viti i ri ne kemi qenë shumë afër niveleve të Interit dhe Juves që po shkojnë shumë mirë. Zhiru? Olivie ka shumë cilësi teknike dhe morale. Sonte e shfrytëzuam mirë lojën një kundër një nga krahët, por duhej ta mbushnim portën pak më shumë. Në pjesën e dytë e bëmë më mirë.

Niveli do të rritet së shpejti në ligë dhe ne duhet të rrisim nivelin tonë në të gjitha situatat, si sot te goli i tyre. Në pjesën e dytë Frozinone nuk gjuajti shumë drejt portës sonë. Në fazën e mbrojtjes mund të bëjmë shumë gjëra më mirë, sidomos kur nuk kemi topin në zotërim. Tani le të mendojmë për Napolin dhe të përfitojmë nga një javë e lirë pa angazhime.

E ardhmja? Unë mendoj se emocionet e mia nuk duhet t’i interesojnë askujt. Nuk duhet të jetë problem nëse ato zëra më mërzitin apo jo, e rëndësishme është që unë, skuadra dhe klubi të jemi të fokusuar tek e tashmja. Ata zëra nuk më prekin mua. Pastaj në fund të vitit është një klub që vlerëson dhe merr vendimet e tij. Jam mirë te Milani dhe këtë e kam thënë gjithmonë. Gjithmonë jam përpjekur t’i jap diçka Milanit. Të shohim në të ardhmen.

A bëj tifo për barazimin në Inter-Juve? Po, në rregull. Mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe. Po dominojnë me meritë kampionatin dhe janë dy skuadra që luajnë futboll të mirë. Në letër mendoj se do të jetë një ndeshje e ngjashme me ndeshjen e parë”, ishet komenti i Piolit pas sfidës së sotme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pioli i gëzohet fitores

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.