• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, January 17, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Konte më lodhi tek Çelsi”, rrëfimi special i Hazardit: Jam më i talentuar se CR7, më i mirë se unë vetëm… Mesi

04/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Eden Hazard “vari këpucët në gozhdë” verën e kaluar duke i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Nëpërmjet një interviste të gjatë për prestigjiiozen franceze, “France Football”, belgu u shpreh se vetëm Lionel Mesi ka pasur më shumë talent se ai.

hazard

“Konte ishte shumë kërkues ndaj meje, çdo ditë më kërkonte më tepër. Është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe nën drejtimin e tij besoj se kam përjetuar edhe sezonin më të mirë të karrierës. Megjithatë, erdhi një moment ku nuk mund t’ia dilja më me stërvitjet e tij, ishin shumë të lodhshme dhe taktike. Nga ana tjetër, me Murinjon në vitin e tretë gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Megjithatë, në stërvitje tregohej pozitiv dhe i lajmëronte lojtarët e tjerë të mos ndërhynin ashpër ndaj meje.

Talenti? Unë mendoj se vetëm Lionel Mesi është më i talentuar se unë. Sigurisht, edhe Kristiano Ronaldo është në një nivel shumë të lartë, por unë flas vetëm për talentin, mendoj se kam më shumë se CR7. Mund të bëja më shumë në karrierë, por nuk kam pasur vullnetin e duhur. Statistikat nuk më kanë interesuar kurrë.

Transferimi te Real Madrid- Shkoi keq, ndonjëherë dëmtohesha sapo zgjohesha nga gjumi. Trupi im ishte shumë i lodhur dhe nuk po arrija ta qetësoja. Me erdhi keq që zhgënjeva tifozët”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Haaland zbulon ushqimin e pashëndetshëm që ka fiksim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.