• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, January 17, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nathan Ake tregon sekretin pas fitoreve të Cityt

04/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City, edhe në këtë sezon është në rrugën drejt suksesit teksa të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shihen si favoritët për të fituar Premier Leaguen dhe Champions League.

“The Citizens” nuk duken aspak të “velur” nga tripleta e sezonit të kaluar teksa mbrojtësi Nathan Ake theksoi se meritë për këtë kanë lojtarët e rinj që mbërritën nga merkato e verës.

“Dëshira jonë për të fituar nuk “shteron” kurrë. Përjetuam momente shumë speciale në vitin 2023 dhe duam t’i përjetojmë sërish. Kur fiton, kërkon të fitosh edhe më shumë herën e dytë.

Në verë u larguan disa futbollistë, por të rinjtë që u afruan në skuadër bënë të mundur që City të vazhdojë të jetë i “uritur”.

Ata kërkojnë me çdo kusht që të jenë të suksesshëm me Cityn dhe të kontribuojnë në fitore.

Ndeshjen e radhës përballemi me Brentford, do të jetë e vështirë si gjithmonë kundër tyre.

Megjithatë, jemi në një moment të mirë dhe duhet të fokusohemi te vetja. Haaland është rikthyer dhe ai mund të bëjë diferencën, ai e ka provuar se është një nga sulmuesit më të fortë të botës. Jemi shumë të lumtur që e shohim sërish në fushë dhe e dimë se do ta ndihmojë shumë skuadrën”, u shpreh holandezi.

Next Post

Protesta unike ndaj Federatës së Futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.