Sunday, 26. April 2026
Sport

Jashari titullar në fitoren e Luzernit, Ajedini shënon për Lausanne Ouchy

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Luzerni ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj St. Gallenit.

Futbollist Klidjç është autor i golit të fitores.

Ai ka shënuar në minutën e 71-të. 

Kapiteni Ardon Jashari është paraqitur titullar në fitoren e Luzernit.

Bastien Toma është aktivizuar titullar e zëvendësuar në minutën e 83-të e Albin Krasniqi u inkuadrua nga minuta e 67-të për St. Gallenin.

Pas javës së 22-të në kampionatin zviceran, St. Gallen renditet në vend të tretë me 26 pikë e ka dy më shumë se Luzern që gjendet një pozitë më poshtë.

Servette ka shënuar fitore ndaj Lausanne Ouchy. Futbollisti Alban Ajdini në minutën e 64-të ka shënuar për Lausannen.

Servette është në vend të dytë me 41 pikë e Lausanne Ouchy në fund me 14 sosh.

Teilen: