Sunday, 26. April 2026
Sport

La Liga kulmon me derbin e zjarrtë të Madridit/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Reali dhe Atletiko

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Do të startojë në orën 21:00, derbi i Madridit, mes Realit dhe Atletikos. Një supersfidë kjo, që çdo sezonin i ka dhënë tonusin La Ligës, ku rivaliteti dhe spektakli nuk kanë munguar asnjëherë.  

nba-canada--ac53b015-55b8-4bba-b11c-8ac89e08c9c8

Skuadra e Ançelotit vjen në këtë përballje pas 5 fitoresh radhazi, duke kryesuar me meritë me 1 pikë më shumë se Girona e vendit të dytë, që ka dhe një ndeshje më shumë. 

Në krahun tjetër, Atletiko e Madridit, në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 fitore dhe 1 humbje, duke mbajtur vendin e katërt me 47 pikë në 22 duele.  

FORMACIONET ZYRTARE:  

real-atletiko

PANORAMASPORT.AL

Teilen: