Sunday, 26. April 2026
Sport

LIVE INTER-JUVENTUS/ Atmosferë elektrizuese në “San Siro”, starton “derbi i Italisë”

GS 04/02/2024 2 Min. Lesezeit

Interi dhe Juventusi përballen sot në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion në Serinë A. Dy skuadrat janë rivale të drejtpërdrejta në kreun e renditjes dhe rezultati i përballjes në “San Siro” mund të ndikojë vijimin e sezonit në këtë garë të ethshme.

bandicam 2024-02-04 20-44-59-333

Zikaltrit e Inzagit janë të ndërgjegjshëm se në rast fitoreje, mund të krijojnë distancën e sigurisë për pjesën e ngjeshur të edicionit, duke llogaritur se kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur. Ndërsa për bardhezinjtë, fitorja duket si opsioni i vetëm për të frenuar ecurinë e skuadrës vendase që ka gabuar rrallëherë në këtë sezon.

LIVE: INTER-JUVENTUS 0-0

KOMENTI LIVE:

2′ Interi e nis në sulm, duke kërcënuar menjëherë, portën bardhezi. Turam harkon një top të rrezikshëm për Mkihtarjan, por vendimtare ndërhyrja e Gatit që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

1′ Starton supersfida në “San Siro”

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam
Trajner: S. Inzagi

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kostiç; Vlahoviç, Jilldiz.
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

Teilen: