• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE INTER-JUVENTUS/ Dominim zikaltër, autogoli i Gatit vendos pjesën e parë (VIDEO)

04/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi dhe Juventusi përballen sot në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion në Serinë A. Dy skuadrat janë rivale të drejtpërdrejta në kreun e renditjes dhe rezultati i përballjes në “San Siro” mund të ndikojë vijimin e sezonit në këtë garë të ethshme.

bandicam 2024-02-04 20-44-59-333

Zikaltrit e Inzagit janë të ndërgjegjshëm se në rast fitoreje, mund të krijojnë distancën e sigurisë për pjesën e ngjeshur të edicionit, duke llogaritur se kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur.

GFhPg2FXAAAtmmE

Ndërsa për bardhezinjtë, fitorja duket si opsioni i vetëm për të frenuar ecurinë e skuadrës vendase që ka gabuar rrallëherë në këtë sezon.

LIVE: INTER-JUVENTUS 1-0

Gati 37′ (Autogol)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

42′ Juventusi kërkon të reagojë, por mbrojtja zikaltër duket në formë, duke mos lejuar hapësira.

37′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet supersfida, Gati shkakton autogol, pas duelit me Turam. Devijimi i mbrojtësit të Juves përfundon në rrjetë. (VIDEO) 

32′ Kundërpërgjigjet Juventusi me Vlahoviç, serbi e lëshon më shumë seç duhet topin brenda zonës, duke “djegur” një shans të artë. Vendimtare ndërhyrja e Pavar. (VIDEO) 

25′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Turam, zikaltrit “flirtojnë” me golin e avantazhit. Sulmuesi nuk koordinohet siç duhet shumë pranë vijës fatale duke sfumuar një mundësi të artë. (VIDEO) 

20′ Vazhdon dominimi i Interit, zikaltërit, kanë mbyllur në zonë Juventusin, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat!

18′ Ndizet sfida, Vlahoviç është i ndëshkuari i parë për faull në sulm ndaj Açerbit.

5′ Minuta mjaft të mira për Interin që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën bardhezi, duke fituar dy goditje të tjera nga këndi. Ishte Mkhitarjan që provoi, por topi u devijua duke përfunduar në këndore.

2′ Interi e nis në sulm, duke kërcënuar menjëherë, portën bardhezi. Turam harkon një top të rrezikshëm për Mkihtarjan, por vendimtare ndërhyrja e Gatit që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

1′ Starton supersfida në “San Siro”

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam
Trajner: S. Inzagi

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kostiç; Vlahoviç, Jilldiz.
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nuk ndodhte prej më shumë se 70 vitesh, avantazhi zikaltër në Inter-Juve ishte i treti në histori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.