Sunday, 26. April 2026
Sport

Interi triumfon në derbin e madh italian, thellon epërsinë në krye 

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Interi ka shënuar fitore me peshë të madhe në derbin e madh italian, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Juventusi.

Ndeshje e fortë e me rivalitet të madh por vetëm një gol i shënuan në “San Siro” në Milano.

Në minutën e 32-të, në një rrëmujë brenda 16-shit Federico Gatti nga afërsia duke tentuar të heq rrezikun shënoi autogol.

Në minutën e 57-të, shtylla shpëton Juventusin. Calhanoglu tenton me një goditje mjaft të bukur, por nuk gjen dot rrjetën.

Pas javës së 23-të në Serie A, Interi kryeson me 57 pikë por ka një ndeshje më pak e 4 pikë më shumë se Juventusi në pozitën e dytë,

Teilen: