Interi vendosi diktatin në “derbin e Italisë”, duke mposhtur Juventusin me rezultat 1-0 në supersfiden e javës së 23-të të Serie A.
Ishte autogoli i Gatit në minutën e 37-të që vendosi këtë duel, duke i dhënë një “asist” të rëndësishëm zikaltërve që janë nisur me hapa galopantë drejt titullit kampion.
Lojtari më i vlerësuar në fushë sipas faqen së specializuar “Sofa Score”, ishte Benzhamin Pavar, i Interit që u vlerësua me notën 8.2.
Pas tij te zikaltërit u vlerësuan me notën më të lartë Hakan Çalhanoglu (7.8) dhe Federiko Dimarko (7.7). Lojtari më i dobët në fushë ishte Gati që u vlerësua me notën 6.4.
Notat e lojtarëve të Interit dhe Juventusit:
PANORAMASPORT.AL