• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edhe te PSG janë të bindur, flet ambasadorja e parisienëve: Më thonë që Mbape e ka mbyllur me Realin

05/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i Kilian Mbape në verë te Real Madrid duket gjithnjë e më i mundshëm. Mediat franceze insistojnë prej ditësh që lojtari ka vendosur të largohet nga PSG në verë për të shkuar te madrilenët dhe për të synuar që të fitojë gjithçka në klubin e njohur spanjoll.

mbape

Tashmë duket se edhe te PSG janë të bindur se ky do të jetë viti i fundit i sulmuesit në radhët e kampionëve në fuqi të Francës. Laure Bullo, ish-futbolliste e PSG dhe Francës, tashmë ambasadore e klubit që punon në mediat e tij, ka konfirmuar në një intervistë se transferimi duket çështje e kryer.

“Kemi ndjesinë që e kemi përjetuar edhe më parë këtë telenovelë. Në vitet e kaluara nuk kisha shumë informacione, por tani më kanë thënë se transferimi i tij te Reali është çështje e kryer. Unë i thosha vetes që ekzistonte mundësia që të rinovonte. Në të njëjtën kohë, do të gëzohesha për të nëse do të shkonte atje.

370533702_682646347230117_751869478407425583_n

Unë e kuptoj qëndrimin e tij që nuk mund të thotë asgjë, ka ende objektiva për të realizuar. Mendoj se ai gjithashtu e do klubin, ka respekt për të. Do ta përballojmë vendimin e tij si të rriturit”, tha ajo për “Canal Football Club”, duke bërë të qartë se tashmë te PSG të gjithë presin vetëm momentin kur Mbape të zyrtarizojë largimin në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi në pankinë, tifozët në Hong Kong kërkojnë paratë e biletës së stadiumit mbrapsht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.