• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola i “prerë” për të ardhmen e Haalandit

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland në më shumë se një rast është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Mediat britanike pretendojnë se norvegjezi është i pakënaqur me stilin e jetës në Angli, madje shprehen të sigurta se përfaqësuesit e kanë këshilluar të largohet nga City drejt Madridit si e vetmja mënyrë për të marrë peshë në futbollin botëror.

Zëra këto të cilat duket se kanë nervozuar trajnerin Pep Guardiola, që i pyetur mbi të ardhmen e sulmuesit, deklaroi se ajo është diçka që nuk zgjidhet në media.

“Kush e kërkon Haaland le të vijë dhe të prezantojë një ofertë.

Mendoni se kjo çështje zgjidhet nëpërmjet mediave, në varësi të rasteve që një gazetar nis e shkruan për Haaland?

E ardhmja e Haaland zgjidhet në klub.

Mbetet për t’u parë nëse klubi do t’i ofrojë ose jo rinovimin, nëse lojtari e pranon ose jo ofertën për të rinovuar. Varet nëse mbërrin një ofertë zyrtare dhe nëse klubi e pranon ose jo atë.

Këto janë format mbi të cilat zgjidhet e ardhmja e një lojtari. Nëse dikush kërkon Haaland, e ka shumë të lehtë, le të telefonojë Cityn. Nuk kuptoj pse e komplikoni kaq shumë”, u shpreh Guardiola.

Next Post

Mbappe drejt Real Madrid, PSG kthen vëmendjen nga “bomberi” nigerian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.