Sunday, 15. March 2026
Sport

Një gjyqtare nga Kosova kandidate për Botërorin e futsallit

GS 07/02/2024 1 Min. Lesezeit

Gjyqtarja nga Kosova, Florentina Kallaba është një prej kandidateve për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Botërorit të femrave në futsall.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga Federata e Futbollit të Kosovës. Kupa e Botës në futsall për femra mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa FFK-ja e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm për gjyqtaren Kallaba dhe gjyqtarët kosovarë të futsallit.

Kallaba ka një karrierë të suksesshme si gjyqtare e futsallit në Kosovë, pasi ka drejtuar ndeshje edhe në kampionate të rëndësishme evropiane të këtij sporti.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Kallaba ka thënë se është nder i madh që është kandidate për Botërorin e futsallit, që do të mbahet për herë të parë nga FIFA.

Teilen: