• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbollistët e Kongos me mesazh të fuqishëm në Kupën e Afrikës

08/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bota është tronditur nga skena para fillimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, turne që po mbahet në Bregun e Fildishtë.

Futbollistët e Republikës Demokratike të Kongos e shfrytëzuan këtë gjysmëfinale që nga stadiumi të japin një mesazh të fuqishëm politik, duke protestuar kundër dhunës dhe vrasjeve që po ndodhin në vendin e tyre.

Futbollistët e Republikës së Kongos, gjatë lëshimit të himnit para ndeshjes me Bregun e Fildishtë, e mbuluan gojën me njërën dorë kurse dorën tjetër e drejtuan në kokë sikur “pistoletë” për ta dhënë mesazhin e fuqishëm.

Kongo u mposht 1:0 nga Bregu i Fildishtë dhe u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, por të gjithë po flasin për mesazhin e futbollistëve para ndeshjes.

Njerëzit në Republikën Demokratike të Kongos kanë vuajtur shumë për dekada, dhe kohët e fundit konfliktet më të këqija janë në pjesën lindore të vendit midis ushtrisë së rregullt dhe paraushtarakëve rebelë. Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, rreth 1.5 milionë njerëz u detyruan të largoheshin nga zona, ndërsa qindra mijëra prej tyre vdiqën.

Dueli mes Kongos dhe Bregut të Fildishtë, u zhvillua të mërkurën mbrëma.

Next Post

​Lautaro-Interit: Dua 10 milionë euro në vit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.