Sulmuesi Astrit Selmani ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Rumani.
Mediumet rumune kanë raportuar të enjten se Selmani mund t’i bashkohet skuadrës së Dinamo Bukureshtit.
26-vjeçari te Dinamo e Bukureshtit mund të transferohet si lojtar i lirë pasi ka kohë që është pa klub.
Selmani ka edhe pesë ndeshje të luajtur me Kosovën, ndërsa karrierë ka bërë te Hapoel Beer Sheva, Goteborgu, Midtjyllandi, Hammarby e Varbergsi.