• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italia përsëri në “grupin e ferrit” Spaleti: U mësuam! Kam gjetur sulmuesin perfekt për Europianin

08/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka qenë përsëri shumë e pafat në shortin e një kompeticioni ndërkombëtar pasi edhe në Ligën e Kombeve ka gjetur “grupin e ferrit” Nëse në Euro 2024 ka në grup Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë, në Ligën e Kombeve përballë ka Belgjikën, Francën dhe Izraelin.

spaleti

“Një grup i bukur, tërheqës. Kur ka përballje të tilla të nivelit shumë të lartë, është momenti i duhur për të mësuar gjëra të reja dhe të rëndësishme, por do të luajmë shanset tona. Jemi mësuar me këtë lloj shorti, është në rregull edhe kështu. Në këtë mënyrë kemi menjëherë idenë se si duhet të jetë qasja jonë”, komentoi pas shortit Luçiano Spaleti, trajneri i Italisë.

Gjithsesi, mendja e tij mbetet te Europiani dhe aktualisht po mendon si të përforcojë skuadrën e tij, sidomos në repartin e sulmit ku ka shfaqur disa probleme.

“Këtë javë kam shkuar të shoh Xhenoan në stërvitje dhe kam parë një Retegui perfekt për ne. E kemi rigjetur. Por përpara nuk është bosh vetëm vendi i sulmuesit të qendrës, por edhe të krahëve. Mes atyre që kemi në vëmendje, shumë nuk po luajnë, disa janë të dëmtuar, ndaj mund të marrim në konsideratë edhe të bëjmë zgjedhje të ndryshme”, tha Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

A do të bëhej presidenti i ardhshëm i UEFA-s? Ja si përgjigjet Armand Duka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.