Kapiteni i Çekisë, Tomas Suçek, komentoi shortin e Ligës së Kombeve, të hedhur pasditen e sotme në Paris, teksa goglat e vendosën kombëtaren e tij përballë, Ukrainës, Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Në prononcimin e dhënë pas shortit, mesfushori që luan në Angli me Uest Hem, u shpreh i kënaqur, teksa deklaroi:
“Personalisht jam i kënaqur me shortin, janë të gjitha skuadra të balancuara. Ne kemi luajtur me Ukrainën dhe Shqipërinë kohët e fundit, ndaj do të kemi motivim për t’i përballuar përsëri dhe të jemi të suksesshëm. Gjeorgjia do të jetë diçka e re por besoj se mund t’ia dalim”, u shpreh Suçek.
PANORAMASPORT.AL