• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronald Kuman: Të jesh trajner i Barçës është një sulm ndaj shëndetit mendor

09/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ronald Kuman është ndoshta trajneri që në vitet e fundit ka përjetuar ngjarjet më të vështira te Barcelona, me holandezin që nuk arriti asnjëherë të jetë brenda pritshmërive.

kuman 1

Trajneri aktual i Holandës pësoi humbjen më të thellë në Champions me 8 gola nga Bajerni. Më pas ishte dëshmitar i dy krizave të Lionel Mesit, fillimisht me Bartomeun dhe më pas me “Barçagate”, por mbi të gjitha u largua pas asnjë trofe.

I ftuar që të komentojë nga media katalanase atë çfarë po përjeton Ksavi Hernandez tani, sidomos pas presionit mediatik që e shtyu të lajmërojë përpara kohe largimin në fund të sezonit, Kuman e thotë troç:

“Të jesh trajner i Barcelonës është një sulm ndaj shëndetit mendor. Po, është argëtuese të jesh lojtar i saj, siç ka qenë edhe për mua kur luaja në fushën e lojës, por si trajner jo dhe nuk do e provoja asnjëherë më në jetë. Ndonëse kam mjaft eksperiencë, të ulurit në stolin e Barçës ishte detyra më e vështirë që kam përjetuar,

kështu që mund ta kuptoj shumë mirë edhe atë çdo po ndjen Ksavi Hernandez. Madje, e kuptoj edhe atë që e shtyu të lajmërojë largimin. Kur je te Barcelona dhe gjërat nuk shkojnë mirë, shtypi nuk ka frikë të të drejtojë menjëherë armën dhe presioni bëhet i papërballueshëm, duke qenë e lehtë që të përjetosh stres të madh”, tha Kuman.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Granit Rugova nuk do të jetë më drejtor i sportit në Komunën e Prishtinës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.