• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Premier League po planifikon të shtrëngojë rregullat e transaksioneve, Manchester City gati t’i sfidojë në mënyrë ligjore

09/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet e propozuara të rregullave të Premier League mbi marrëveshjet tregtare mes palëve raportohet se janë sfiduar nga një klub që besohet të jetë Manchester City.

Premier League dëshiron që të shtrëngojë rregullat e transaksioneve, gjë e cila do t’i ndalonte ekipet që të jenë në gjendje të nënshkruajnë marrëveshje tregtare me çmime të fryra me sponsorët me të cilët klubi ose pronarët mund të kenë lidhje të ngushta.

‘Sky News’ ka raportuar se Premier League iu ka thënë 20 klubeve të tyre anëtare se njëra prej tyre ka paralajmëruar fillimin e procedurave të mundshme të arbitrazhit për të ndaluar ndryshimet në vazhdim.

Me 115 akuza të ngritura për shkelje financiare tashmë mbi ta, City besohet se është klubi i cili do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj instancave të lartë të futbollit anglez.
Kur Sheikh Mansour mori drejtimin e klubit në vitin 2008, kjo bëri që familja mbretërore të përfitonte 210 milionë euro (410 milionë gjatë asaj kohe).

Në maj të vitit 2023, revista ‘Forbes’ vlerësoi pasurinë e Man City 3.92 miliardë dollarë, duke i vendosur ata në pozitën e pestë si klubi më i vlefshëm në botë, vetëm pas Real Madridit, Manchester United, Barcelonës dhe Liverpoolit.

Një seancë dëgjimore nuk ka filluar ende një vit pas 115 akuzave të ngritura kundër Cityt nga Premier League për shkelje të ndryshme të rregulloreve financiare midis 2009 dhe 2018, për shkak se kompleksiteti i çështjes nuk ka gjasa të sjellë një zgjidhje së shpejti./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Java 19 në Superligë: Delegohen gjyqtarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.