• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga fusha në pasarelë, Leao rrëfen çdo prapaskenë: Milani shtëpia ime, Maldini dhe Ibra vendimtarë

09/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futboll, modë dhe muzikë. E tillë është jeta e Rafael Leaos në Milano. Së fundmi, portugezi ka shkruar edhe një libër autobiografik, në kuadër promovimit të së cilit ka dhënë dhe një intervistë për prestigjiozen “GQ” në versionin italisht të saj.

GFeo1e3WAAAazab

Si po shkon promovimi i librit?

Është herë për të bërë bilance, por mendoj se po ecën mirë. Ndoshta një biografi kur je aq i ri nuk është gjëja më e duhur, megjithatë uroj që njerëzit të marrin nga libri im mesazhin për të mos u dorëzuar kurrë dhe të mos frenohen nga vështirësia e parë. Uroj të jem i dobishëm.

Çfarë ju pyesin më së shumti njerëzit?

Më pyesin se si arrihet në nivele kaq të larta, jo vetëm në futboll, por edhe në profesioni të tjera. Unë kam bërë ëndrrën time realitet dhe të njëjtën gjë duan shumë njerëz. E pranoj që kam pasur fat dhe dua që të shpërblej fatin duke ndihmuar këdo me përvojën time.

Maldini, Ibra e Ronaldo janë vetëm disa nga emrat e përmendur në libër…

Kristiano është idhulli im, megjithatë, shembuj jete kam prindërit. Maldini më solli te Milani dhe i detyrohem shumë, ndërsa Ibra ka qenë i pranishëm në të gjithë rrugëtimin tim te Milani. U jam mirënjohës të gjithëve.

Mendoni ndonjëherë të largoheni nga Milano?

Milano është një qytet i bukur dhe nuk e prisja që të ishte kaq mikpritëse. Kur er dha te Milani m ezi u mësova sepse edhe nuk njihja gjuhën e cila ishte pengesë e madhe. Më pëlqen shumë edhe kur bën ftohtë, më pëlqen të ndjej të ftohtin. Për mua është qytet ideal ku ndjehem si në shtëpi.

Çfarë bëni në kohën e lirë?

Merrem me muzikë, takoj miqtë ose rri me familjen. Ndonjëherë dal për të blerë veshje, por rëndësi ka që të jem me njerëzit e duhur të cilët më mbajnë me këmbë në tokë sepse në këto nivele rreziku i shpërqendrimit nga gjithçka ofron jeta është i lartë.

Po me muzikën si po shkojnë gjërat?

Jo keq. Më pëlqen shumë të shkruaj dhe tekstet janë pjesa për të cilën merrem vetëm unë me këngët e mia. Muzika më shoqëron kudo që kur zgjohem e deri sa fle. Dua që çdo lëvizje ta bëj me muzikë në sfond.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Islami futbollist që e nisi karrierën në Zvicër, po bën emër në Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.