Monday, 19. January 2026
Sport

Hernandez flet për kthimin në Real Madrid

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Theo Hernandez ka thënë se është i lumtur te Milani dhe nuk planifikon kthimin te Real Madridi.

Hernandez, mes tjerash ka theksuar se dëshiron që të jetë i përqendruar te skuadra nga qyteti i modës.

“Kam kujtime të shkëlqyera në Real Madrid, kam shumë miq atje, por jam shumë i lumtur te Milani, nuk po mendoj për opsione të tjera”, ka thënë Hernandez.

“Ne kurrë nuk e dimë të ardhmen, por jam i lumtur dhe i fokusuar te Milani”, tha Hernadez për AS.

Teilen: