• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zomer me synime të qarta kundër Romës, portieri kërkon të thyejë rekordin e Xhixhi Bufonit

10/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Në këtë Inter ndihem i mbrojtur dhe i sigurt”. Ishte 14 shtatori, fillimi i sezonit. Por duket sikur Jan Zomer kuptoi gjithçka. Kuptoi që në shumë ndeshje do të ishte thjesht një spektator dhe do të pushonte, për të përdorur termin që përdori Inzagi pas Juventusit.

ZOMER

Në 14 ndeshje nuk ka pësuar gol nga 23 në kampionat. Në total ka 19 ndeshje pa pësuar. Sot në mbrëmje do të ketë një tjetër provë delikate, sepse përballë ka Romelu Lukakun. Në sfidën e parë as nuk iu afrua portës për ta vënë në vështirësi. Thonë që titujt kampionë fitohen nga mbrojtjet e forta dhe Interi e ka një të tillë.

Duke nisur që nga portieri për të vazhduar me Pavarin, Açerbin dhe Bastonin. Për më tepër kur në stol ka lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Mirëpo, portieri zikaltër kërkon të thyejë një rekord, atë që mbahet nga legjenda Xhanluixhi Bufon.

Të arrijë 21 ndeshje në Serinë A pa pësuar gol, shifër të cilën e kanë prekur edhe De Sanktis dhe Provedel në sezonet e mëparshme. Xhixhi e ka arritur këtë gjë për 2 sezone, por portieri zviceran kërkon ta sfidojë që në sezonin e parë me fanellën zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Cilët janë 11 futbollistët e paprekshëm te Barcelona?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.