Federata e Xhudos e Kosovës ka nisur të shtunën me demonstrimet e xhudos nëpër shkolla, në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.
Kjo iniciativë në bashkëpunim me klubin e xhudos “Peja” dhe klubin e xhudos “Ippon-B”, ka për qëllim promovimin e sportit të xhudos dhe vlerave që ky sport mishëron.
“Kemi filluar me demonstrimet në shkolla për këtë vit! Ndalesa e parë ishte tek SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Pejë!
Bashkë me klubin e xhudos “Peja” dhe trajnerin Admirim Sahara, fëmijët e kësaj shkolle patën rastin të mësojnë lëvizjet bazike të xhudos dhe vlerat e sportit tonë të dashur!
Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masivizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FXHK-së.