Thursday, 23. April 2026
Sport

Katari sërish kampion i Azisë, mposht Jordaninë në finale

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Katari është shpalluar kampion i Azisë për herë të dytë në histori.

Në finalen e këtij viti në Kupën e Azisë, Katari mposhti Jordaninë me rezultatin 1:3.

Finalja u zhvillua në “Lusail Iconic Stadium”.

Akram Afif (22′, 73′, 90+5′) shkëlqeu të Kombëtarja e Katarit, duke realizuar het-trik. Madje, ai të tre golat i shënoi nga penalltia.

Ndërkaq, golin e vetëm për Jordaninë e realizoi Yazan Al Naimat (67′).

Për Katarin është hera e dytë në histori që shpallet kampion në Azi, pas triumfit në vitin 2019.

Teilen: