Thursday, 23. April 2026
Sport

Inter “mbret” i transfertave, kjo është hera e katërt në historinë e Serisë A që një skuadër arrin të…

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Interi arriti një fitore spektakolare ndaj Romës në “Olimpico” me rezultatin 2-4 duke u konfirmuar si “mbret” i transfertave këtë sezon.

turam

Zikaltrit e Inzagit kanë arritur të grumbullojnë plotë 32 pikë në 12 ndeshjet e luajtura jashtë, duke u bërë kështu skuadra e katërt në historinë e Serisë A, që arrin të sigurojë të paktën 32 pikë në 12 ndeshje jashtë fushe. 

Tre skuadrat e tjera që kanë arritur të regjistrojnë këtë statistikë në historinë e Serisë A, janë Juventusi në sezonin 2018/2019, asokohe bardhezinjtë grumbullonin 34 pikë në 12 ndeshje jashtë fushës, Napoli i sezonit 2017/2018, që grumbulloi 34 pikë si dhe Interi i sezonit 2006/2007 që arriti të grumbullonte 32 pikë.  

Teilen: