Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Tre penallti në finale përballë surprizës, Katari ruan fronin e “mbretit” të Azisë

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Katari ka fituar për të dytin edicion radhazi trofeun e Kupës së Azisë, duke u kthyer tashmë në një superfuqi në futbollin e këtij kontinenti. Këtë herë, skuadra në fjalë, e cila ishte pritëse e turneut, mundi në finale 3-1 Jordaninë, surprizën e vërtetë të këtij edicioni që kishte arritur jashtë çdo parashikimi në ndeshjen finale.

katar

Ndeshja në fakt u vendos nga penalltitë, pasi për Katarin u dhanë tre të tilla, të transformuara saktësisht nga Afif në minutat 22, 73 dhe 95 të takimit, ndërsa Al Naihmat barazoi përkohësisht duelin në minutën e 67.

Kështu, Katari barazon Korenë e Jugut sa u përket edicioneve të fituara të këtij turneu me 2 të tillë, ndërsa më mirë kanë bërë vetëm Irani e Arabia Saudite me 3 dhe Japonia që ka fituar 4 herë turneun.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: