Thursday, 23. April 2026
Sport

Notë interesante për Granit Xhakën, për turpin që ia shkaktuan Bayern Munihut 

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Bayern Munihu sonte është turpëruar me rezultat 3:0 në Leverkusen nga Bayer-i.

Bayerni ka pësuar humbje të rëndë, jo me kaq por ngec për pesë pikë pas 21 jave nga lideri i Bundesliga I, Bayer.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, është paraqitur nga minuta e parë për Leverkusenin dhe është vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është kroati Josip Stanishiq me notën 7.6, autor i golit të parë të Leverkusenit.

Bayer kryeson me  55 pikë e Bayern është i dyti me 50 sosh.

Teilen: