• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Alo, jam Simone Inzagi”, trajneri theu rregullat me telefonatën në pushimin e ndeshjes që “zgjoi” Interin

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka mundur 4-2 Romën dhe ka bërë një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion në Serinë A. Por nuk ka qenë një ndeshje e thjeshtë për zikaltrit, të cilët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh dhe për disa momente u duk se ishin në vështirësi përballë verdhekuqve.

unzagi

“La Gazzetta Dello Sport” ka zbuluar se për të shkundur skuadrën ka menduar vetë trajneri Simone Inzagi. Ky i fundit ishte i pezulluar për sfidën e djeshme dhe nuk mund të shkonte në dhomat e zhveshjeve të ekipit për të folur me lojtarët. Sipas rregullave, nuk duhet të ketë kontakt mes tij dhe futbollistëve në këtë rast, pasi ekipi duhej drejtuar plotësisht nga ndihmësi i tij, Masimiliano Farris.

Por te zikaltrit nuk kanë menduar shumë për rregullat në një moment vështirësie, ashtu si në fakt ndodh edhe në shumë ekipe të tjera në raste të ngjashme. “Sekretin” e ka zbuluar pas ndeshjes Alesandro Bastoni, duke folur para gazetarëve.

“Kemi folur, na telefonoi trajneri me altoparlant të hapur dhe në tha që duhej të ishim vetvetja, ata që ishim deri pak ditë më parë. Zbritëm në fushën e lojës dhe e treguam”, tha mbrojtësi. Më pas Farris u mundua të rregullonte gjërat duke thënë se stafi ia kishte përçuar mesazhin lojtarëve, por për të gjithë ishte e qartë se ajo telefonatë e Inzagit kishte “zgjuar’ Interin që bëri përmbysjen e çmendur në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të, luhet në Prizren, Lipjan dhe Klinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.