• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Okafor: Ky Milan ka cilësi, s’jemi dorëzuar për titullin

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ka prezantuar fanellat e reja dhe ndër “modelet” e përdorur ka qenë Noah Okafor. Megjithëse është ndalur nga disa dëmtime, zvicerani me katër golat e tij ka qenë në disa raste edhe vendimtar për kuqezinjtë. Në një intervistë për “Sportmediaset”, ai ka bërë bilancin e përvojës së tij të deritanishme në radhët e “djallit”.

okafor

Si do ta gjykonit sezonin tuaj?
Mendoj se mund ta përcaktoj sezonin tim si të mirë, pozitiv. Kam shënuar disa gola, por duhet të shoh përpara, të stërvitem edhe më fort dhe më pas të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nga ana ime do të kisha dashur vetëm që të mos ndalesha nga dëmtimet, pasi ato ngadalësojnë formën fizike dhe përshtatjen më mënyrën e lojës së ekipit.

Çfarë keni përjetuar në këto gjashtë muaj të parë si kuqezi?
Mendoj se gjashtë muajt e parë të sezonit kanë qenë shumë të mirë. Unë u lëndova, por tani jam mirë dhe mezi pres të luaj.

Milani përflitet për blerjen e Sheshkos, një ish-partner i juaji në radhët e Salcburgut..
Flasin mediat, por unë mund të them vetëm se e njoh mirë duke qenë se kemi luajtur bashkë. Është një mik i mirë, por nuk mund të them asgjë më shumë duke qenë se është futbollist i një klubi tjetër.

Sa shanse ka Milani për të tentuar titullin?
E dimë që jemi të fortë dhe kemi cilësitë e duhura për të bërë mirë. Për momentin duket e vështirë, megjithatë do t’i marrim ndeshjet me radhë e në fund të sezonit do të mund të shohim çfarë kemi arritur.

Çfarë prisni nga ndeshja me Napolin?
Janë kampionët në fuqi dhe me siguri nuk do ta kemi të lehtë. Kemi kujtime jo fort të mira nga ndeshja e fazës së parë dhe do të përpiqemi të mos përsërisim të njëjtat gabime.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jose Mourinho jep një përgjigje brilante kur pyetet për trajnerët që festojnë pas fitores

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.