Thursday, 23. April 2026
Sport

Hero për interistët, por gjesti i turpshëm i Açerbit ndaj tifozëve bën xhiron e rrjetit

GS 11/02/2024 1 Min. Lesezeit

Françesko Açerbi ishte përsëri një nga heronjtë e Interit në ndeshjen kundër Romës. Ai shënoi golin e avantazhit për skuadrën e ti dhe më pas ishte meritë e qendërmbrojtësit që Lukaku e Dibala thuajse nuk prekën topin pranë Zomer.

acerbi

Por ashtu siç ishte protagonist absolut në lojën mbrojtëse, po aq protagonist ai u bë edhe në rrjetet sociale, ku u shfaqën pamje të tij me një gjest të pakëndshëm gjatë sfidës.

Goli i tij u pa me VAR për të gjykuar një pozicion të Turam para portierit Rui Patricio dhe në fund të rishikimit, në momentin që gjyqtari bëri shenjë nga qendra për të konfirmuar golin, Açerbi u kthye nga ultrasit e Romës dhe u tregoi gishtin e mesit.

sdfsdffsdfsfsfdsfd

Një gjest i turpshëm, ndoshta i nisur edhe nga fakti që për shumë vite ai i ka cilësuar këta tifozë si “kundërshtarët e urryer” në derbit e ndezur që ka luajtur si pjesë e Laicos para se të transferohej te zikaltrit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: