• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjigantët e Bundesligës kërkojnë argjentinasin e talentuar të Juventusit

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sirena gjermane për Matias Soule, i cili po shkëlqen te Frosinone, ekip ku është huazuar nga Juventusi.

Argjentinasi luan si sulmuesi i djathtë, por edhe si sulmues i dytë apo mesfushor i avancuar.

10 gola dhe 2 asiste numëron 20-vjeçari deri në këtë fazë të sezonit me Frosinonen. Performancat fantastike kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Bundesligës. Bajern Munih, Bajer Leverkuzeni, Borusia Dortmund dhe Lajpcigu janë vënë në gjah pas futbollistit të talentuar.

“GDS” shkruan se agjenti i Soule-s është takuar me një ndërmjetës që ka lidhje me kampionatin gjerman.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për sondazhe dhe jo hapa konkretë nga “gjigantët” e Bundesligës. Soule pëlqehet edhe në Angli (Njukasëll, Kristall Pallas) dhe Ligue 1 (Monako, Nica).

Ndërkohë, talenti argjentinas refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite në aspektin financiar gjatë merkatos dimërore. Juventusi kërkon minimalisht 40 mln euro për ta lënë të lirë.

Shumë që mund të rritet nëse futbollisti vijon me paraqitjet pozitive dhe vazhdon të shënojë e dhurojë asiste tek ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Françesko.

Next Post

“Interi nuk u bë dje favorit”, Alegri lavdëron kryesuesit: Po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, ekipi më i fortë kryeson kampionatin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.