Arsenali ka turpëruar Uest Hemin me rezultatin e thellë 6-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier Ligë.
Dueli u zhbllokua në të 32′ me Saliba dhe Bukajo Saka dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
Në të 44′ Gabriel shënoi të tretin dhe në fund të pjesës së parë “Topçinjtë” realizuan të katërtin.
Në të 63′ Saka realizoi dygolëshin personal dhe sfida u volos në të 66′ nga Deklan Rajs. Me këtë fitore skuadra e Artetës pozicionohet në vendin e 3-të me 52 pikë.
PANORAMASPORT.AL