Wednesday, 22. April 2026
Sport

VIDEO/ E trishtë në Indonezi, lojtari goditet për vdekje nga rrufeja

GS 12/02/2024 1 Min. Lesezeit

Në mënyrë tragjike, një futbollist në Indonezi ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të ditën e shtunë.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur 35-vjeçari Septain Raharja ra në fushë në stadiumin Siliwangi.

Sipas raportimeve vendase, lojtari ishte ende i vetëdijshëm pas goditjes nga rrufeja dhe u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më vonë./ h.ll/abcnews.al

Teilen: