• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesazh Haalandit

13/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes së sotme që kampionët e Europës do të luajnë ndaj FC Kopenhagen, i ka kërkuar Erling Haaland që të fokusohet më shumë në ndjenjën e relaksimit se sa të shënojë gola.Norvegjezi u rikthye së fundi nga dy muaj pushim për shkak të lëndimit dhe Guardiola mendon se sulmuesi është i preokupuar, duke u futur shpejt mes golave përsëri.

“Ai është i fokusuar te golat, por nuk është e rëndësishme vetëm të shënosh një gol.

Ai duhet edhe të duartrokasë, inkurajojë shokët, të bëjë presing. Kjo është ajo që na duhet nga Erling. Nuk mund të harrojmë se ai ka dy muaj jashtë, ndaj rikthimi në dinamikë nuk është i lehtë”, tha Guardiola.

“Ai është një konkurrent i madh që dëshiron të shënojë gola. Ne e dimë këtë, kështu që jemi të qetë. Në këtë proces ai duhet të përpiqet sepse skuadra gjithmonë fiton kur kapërcen momente të këqija. Erling është i ri, duke luajtur në pozicionin më të vështirë në fushë, i rrethuar nga katër ose pesë lojtarë me hapësirë të vogël”, shtoi Guardiola.

“Edhe nëse nuk shënon, ai na ndihmon për shumë gjëra. Nëse ai nuk shënon sot, pasnesër ose javën tjetër, nuk është një çështje e madhe. Ai duhet të jetë i relaksuar dhe të mendojë edhe për gjëra të tjera veç të bëjë golashënuesin”, tha Guardiola. Haaland ishte golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar në Champions League, duke gjetur rrjetën 12 herë, ndërsa City fitoi trofeun për herë të parë. .

Next Post

Tifozët zikaltër duhet të presin, shtyhen vizitat mjekësore të Taremit me Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.