• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Prapaskenat” e merkatos së dimrit, lideri i “Zonjës së Vjetër” refuzon milionat saudite për “Bardhezinjtë”

14/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej verës së vitit 2019, “veterani” brazilian i mbrojtjes, Danilo është pjesë e “gjigantëve” italianë të Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që derdhi plot 37 milionë euro, në arkat e “Qytetarëve’ të Manchester City, për të siguruar shërbimet e 2 herë fituesi i UEFA Champions League, trofe të cilët i fitoi, në kohët kur ishte pjesë e “Galaktikëve” të Real Madrid.

Te Juventus, Danilo është kthyer në një lider të vërtetë, teksa sa herë zbret në fushën e blertë, 32-vjeçari brazilian “bekohet” me shiritin e kapitenit, te “Bardhezinjtë” dhe duket se është vërtetë “i dashuruar”, me “Zonjën e Vjetër”, me mediat italiane që kanë publikuar një “prapaskenë” tepër interesante, të merkatos së dimrit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, mbrojtësi ka marrë një ofertë tejet joshëse nga Arabia Saudite në merkaton e janarit, por vendosi ta refuzojë ndryshe nga shumë kolegë të tij, mirëpo pavarësisht aspektit financiar braziliani kërkon të luajë ende në nivele të larta në Evropë dhe synon që Botërorin e vitit 2026 ta mbërrijë duke përfaqësuar edhe rekordmenët e Serie A.

Mdërkaq, kujtojmë se Danilo ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershorin e vitit 2025, dhe beson se falë paraqitjeve në fushë mund të përfitojë nga drejtuesit italianë një kontratë të re edhe në qoftë se këta të fundit do të vendosnin të ulnin pagën e “veteranit” të prapavijës. /i.m /abcnews.al

Next Post

“Festimi ishte për Bellingam”, Brahim Diaz shkëlqen te Reali po nuk harron Milanin: Me Teon flas më shumë se më të dashurën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.